leoni

Vasfije Krasniqi-Goodman

E përdhunuara nga serbët, Vasfije Krasniqi-Goodman kërkon ndëshkimin e krimeve që kanë kryer serbët në Kosovë

E përdhunuara nga serbët gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman i ka kërkuar Kongresit amerikan që të adresojë pandëshkueshmërinë e krimeve të luftës dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut që janë kryer në Kosovë, në një seancë të mbajtur të martën në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Shteteve të Bashkuara, me temën, “Viktimat e luftës në Kosovë, në kërkim të drejtësisë.” Ajo është gruaja e parë, në Kosovë, e cila ka treguar publikisht se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Vasfija ka nisur fjalimin e saj, në Komitetin e drejtuar nga kongresisti, Eliot Engel, duke konsideruar se është e nderuar për mundësinë e rrëfimit të historisë së saj. Në takimin, në të cilin është bërë thirrje që viktimat e luftës në Kosovë të përballen me drejtësinë, ajo ka treguar se si më 14 prill të vitit 1999, një zyrtar serb ka kërkuar babanë dhe vëllezërit e saj, por  meqë nuk ishin në shtëpi, ata i kanë kërkuar Vasfijes që të shkojë bashkë me ata në stacionin policor për të dhënë deklaratë për burrat e asaj shtëpie, me ç rast edhe është dhunuar

Pavarësisht kërkesave të familjarëve të saj për të mos e marrë atë, Vasfija ka treguar se zyrtari serb e ka dërguar në një fshat të afërt serb dhe e ka dhunuar në një shtëpi të zbrazët. “Më kujtohet gjithçka. Ai më ka drejtuar armën, më ka abuzuar dhe dhunuar disa herë. Kam qenë e shokuar dhe kam humbur vetëdijen. Kur më është kthyer vetëdija kam qarë pa kontroll dhe e kam lutur atë që të më vrasë. Ai më tha thënë: ‘Jo. Nuk do të të vras sepse kështu do të vuash më shumë'”, ka thënë mes tjerash Krasniqi-Goodman.

Ajo ka thënë se kjo nuk ka qenë hera e vetme që është dhunuar nga zyrtarë serbë para se këta të fundit ta kthenin në fshatin e saj. Përveç kësaj, ajo ka treguar se si ka raportuar këtë rast në nivelet më të larta të drejtësisë në Kosovë, ndonëse ai që, Krasniqi-Goodman e ka quajtur “tortuesin e saj”, vazhdon të jetë në arrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …