Eliot Engel: Gjykata Speciale duhet ë heton çdo kënd që ka kryer krime lufte në Kosovë, jo vetëm shqiptarët

Eliot Engel: Në trajtimin e krimeve të luftës në Kosovë për pjesën më të madhe kemi dështuar

Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Shteteve të Bashkuara Eliot Engel ka thënë se nevoja për të organizuar një takim të tillë vjen edhe si pasojë e asaj që “deri në ditën e sotme askush nuk është mbajtur përgjegjës para gjykatave në Serbi për operacionet e kryera rreth fshehjes së trupave së shqiptarëve të Kosovës në varreza masive”. “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë mund të kishin bërë më shumë presion për drejtësi për viktimat e brutalitetit të Millosheviqit. Mirëpo për pjesën më të madhe ne kemi dështuar në këtë drejtim. Sikur të mos mjaftonte kjo, sipas mendimit tim, SHBA-ja ka shtyrë Kosovën që të krijojë të ashtuquajturën Gjykatë Speciale për të adresuar pretendimet për vepra të kryera nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai. Kjo gjykatë është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011. Në atë raport thuhet që krimet gjoja se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000. Engel e ka konsideruar një situatë të tillë të pabalancuar dhe është zotuar se Komiteti që drejton ai “do të monitorojë këtë gjykatë prej së afërmi për të parë nëse do të ndëshkohen të gjithë kryesit e krimeve të pretenduara nën juridiksionin e saj dhe jo vetëm shqiptarët”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …