Inspektorati Komunal i Ferizajt po punon me përkushtim të shtuar për identifikimin dhe ndëshkimin e qytetarëve që hedhin mbeturina në vende të paautorizuara, si dhe të atyre që nuk respektojnë orarin e përcaktuar për deponimin e mbeturinave.
Sipas kryeinspektorit Feriz Hyseni, janë shqiptuar gjithsej 6 gjoba të reja në rrugët “Zenel Hajdini”, “Uran Tinova”, “Brigada 161” dhe “Ahmet Hoxha”, si dhe në fshatrat Papaz dhe Balaj.
Inspektorati Komunal u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë orarin e grumbullimit të mbeturinave dhe të mos i hedhin ato në vende të paautorizuara.
Kontributi i secilit qytetar është i rëndësishëm për një qytet më të pastër dhe më të mirë për të gjithë.