Kryetari Sokol Haliti, vizitoi Këshillin e fshatit Buzovik

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi Këshillin e fshatit Buzovik, të cilin e përgëzoi për angazhimin dhe punën e bërë në pastrimin anësor të rrugës kryesore të fshatit.

Gjatë vizitës, Kryetari Haliti pa nga afër edhe punimet në trotuarin kryesor të kësaj rruge, një investim i Komunës së Vitisë që kontribuon në rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e kushteve për banorët e Buzovikut.

Faleminderit Këshillit të fshatit për bashkëpunimin dhe kujdesin ndaj hapësirës publike.

Kontrolloni gjithashtu

Mamografi dhe ultrazë pa pagesë gjatë muajit tetor

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës …