U mbajt takimi i parë i Buxhetimit me pjesëmarrje

Në Qendrën Rinore SHL “Kosova” në Rahovec u mbajt takimi i parë i Buxhetimit me Pjesëmarrje, ku qytetarët patën mundësinë të paraqesin idetë dhe nevojat e tyre dhe të propozojnë projekte konkrete për komunitetin.

Gjatë takimit u përzgjodhën 5 propozime për projekte, të cilat do të jenë në votim nga qytetarët:

1. Kabinet për profilin e Informatikës IIAP Selajdin Mullaabazi-MICI

2. Laborator për kimi, fizikë dhe biologji – SHMU “Xhelal Hajda – Toni”, si dhe në shkollen e mesme “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe.

3. Park i gjeneratave – Shkolla “Ukshin Hoti”

4. Trotuar në “Rrugën e Ushtarëve” në Çifllak

5. Sistemi i ujitjes në parqet ekzistuese

Më 26 gusht 2026, në të njëjtin vend – Qendra Rinore SHL “Kosova” – do të zhvillohet votimi për projektin që do të përzgjidhet për realizim.

Bëhu pjesë e vendimmarrjes!

Zëri yt ka rëndësi – voto dhe kontribuo në projektin që dëshiron të shohësh të realizuar në komunitetin tënd.

Ideja jote bëhet vepër

Kontrolloni gjithashtu

Mamografi dhe ultrazë pa pagesë gjatë muajit tetor

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës …