Edhe dy investitorë përmbushin kriteret teknike, planifikojnë investimin e 225 milionë eurove

U mbajt takimi i radhës i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, ku u shqyrtuan kërkesat e dy investitorëve strategjikë dhe njoftimi për kompletimin e dokumentacioneve. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, që është edhe udhëheqës i këtij komisioni tregoi se edhe dy investitorë tjerë i kanë plotësuar kriteret teknike. “Edhe dy investitorë strategjikë i kanë përmbushur kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional të cilin e themeluam me vendim të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike”, tha Shala. Subjektet aplikuese “Solar Kosova 2020” dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” planifikojnë të investojnë në Kosovë 225 milionë euro. “Solar Kosova 2020” planifikon investimin e 128 milionë eurove në Komunën e Obiliqit dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” 97 milionë në Komunën e Pejës. Të dy këto projekte në energji alternative. Shala tha se fal ndryshimeve të bëra në aktet nënligjore të Ligjit për Investime Strategjike, Kosova gradualisht po kthehet në vend atraktiv për investitorët e huaj. Këto dy investime, që janë në procedurë e sipër dhe investimi i “SOWI Kosovo” L.L.C, kapin vlerën e 394 milionë eurove dhe janë investimet e huaja më të mëdhatë direkte në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …