Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, arsyeton rrëzimin e Qeverisë, Haradinaj

Përveç shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit, edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e sheh të arsyeshme rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Kurti ka përmendur arsye të shumta se pse duhet të rrëzohet qeveria pasi në vend se të ofroj zhvillim socio-ekonomik, qeveritë e deritashme kanë qenë qeveri të mbijetesës. Buxheti i Kosovës është tejet i ngjashëm nga viti në vit: gati gjysma paga e mëditje dhe mallra e shërbime, çereku shpenzime kapitale (3/4 aty në asfalt) si dhe po aq subvencionet e transferet. Është e vërtetë se në Kosovë duhet të ndërrojë qeveria. Sepse, duhet të ndryshojë buxheti: të hyrat dhe shpenzimet, planifikimi dhe realizimi i këtyre, gjithnjë në dritën e një vizioni zhvillimor socio-ekonomik për të ardhmen, e jo nën hijen e një administrimi dembel për mbijetesë në tashmen, ka shkruar në mes tjerash lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …