LV dhe LDK-së po vazhdojnë të hedhin akuza në drejtim të njëra-tjetrës, deri sa i refuzojnë oferatat në mes tyre

Edhe pse kryetari i Vetëvendosjes i bëri shumë koncesione LDK-së për koalicion parazgjedhor, ajo e refuzoi ofertën

Ndërkaq, përkundër përpjekjeve të pandërprera mes dy partive të mëdha LDK-LVV, për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, kjo gjë nuk ndodhi, sepse LDK-ja refuzoi këtë koalicion parazgjedhor, edhe pse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i bëri koncesione LDK-së me qëllim për lidhjen e një koalicionin parazgjedhor. LDK-ja ka deklaruar se nuk do të formojë  koalicioneve parazgjedhore dhe do të dalë e vetme në zgjedhje. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte shprehur gatishmëri për një koncesion të madh me LDK-në, ku në listën zgjedhore numër një të jetë Vjosa Osmani, kurse numër dy kandidati i Vetëvendosjes. Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nëse nuk bëhet tani koalicioni me Vetëvendosjen, atëherë mund të bëhet  pas 6 tetorit. Nuk do të hyjmë me partner tjetër në zgjedhje përpos me Vetëvendosjen ka premtuar Isa  Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …