KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdoi gjykimi kundër katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Edhe sot në Gjykatën  Speciale,  në Hagë vazhdoi gjykimi kundër katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Gjatë seancës së sotme  është paraqitur  dëshmitarja e  17-të me radhë në këtë çështje, Dragica Bozhaniq, e cila  është përgjigjur në pyetjet e Prokurorit dhe të avokatit.  Dëshmitarja serbe, e ka pranuar para trupit gjykues  se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane, nëpër fshatra  ishin armatosur nga Serbia. Ajo madje kishte treguar se serbët kishin qenë të armatosur edhe gjatë protestave në vende të ndryshme të Kosovës.  Dëshmitarja e 17-të me radhë, Dragica Bozhaniq, ka përfunduar përgjigjet e saj më shpejt se që ishte planifikuar. Seanca e sotme ka përfunduar dhe pritet të vazhdojë më 28 gusht. Gjatë kësaj javë janë dëgjuar 2 dëshmitarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …