Edi Rama

Edi Rama: Asnjë vend depozitim i paligjshëm nuk do të tolerohet dhe nëse hetohen parregullsi do të dënohen bashkitë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Gjatë mbledhjes së mbajtur sot me kryebashkiakët dhe prefektët,  me tone të larta tha se asnjë vend depozitim i paligjshëm nuk do të tolerohet dhe nëse shihen parregullsi do të sanksionohen bashkitë dhe buxheti i bashkive! Do të shkohet deri aty sa qeveria do të marrë në administrim bashkinë dhe kjo parashikohet në ligj. Kreu i qeverisë shton se nëse ndodh kjo gjë kryetari i bashkisë së bashku me gjithë punëtorët e tjerë do të japin llogari!  “Është e paimagjinueshme dhe për ta thënë fjalën e fundit, kjo bisedë s’do bëhej para disa vitesh sepse do na mungonin pikat fundore, sot i keni këto pika dhe duhet të merrni masa që të gjitha mbetjet të shkojnë në pikat fundore. Asnjëlloj vend depozitimesh i paligjshëm nuk do të tolerohet, do të sanksionohen bashkitë dhe buxheti i bashkive. Nëse shkojmë në atë pikë kryetari i bashkisë bashkë me gjithë të tjerët do të shkojnë të përgjigjen për gjithë këtë gjënë, shpresoj që s’do të jetë nevoja të shkojmë në atë pikë”, u shpreh, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …