Edi Rama

Edi Rama: Çka kërkon Ilir Meta që nuk lë as të vdekurit rehat, e jo më të gjallët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për Partinë Socialiste duke e cilësuar si alternativa më e mirë që shqiptarët mund të votojnë në 25 prill të  vitit 2021. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer thumbat për  ilir Metën dhe kryedemokratin Lulzim Basha. “Çka  kërkon Ilir Meta që nuk lë as të vdekurit rehat, e jo më të gjallët. E bëj këtë pyetje jo për Metën si person, por për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parti dhe trajtuarit të Shqipërisë si plaçkë dhe shqiptarët mish për top. Si mund të thotë PD-ja që jam gati të qeverisë, kur nuk ka reflektuar asgjë, të njëjtat njerëz, të njëjtin ide, në ndryshim që në vend të liderit është një kujdestar, është një bosh. Nuk e kemi betejën me ta, kundërshtarët tanë, nuk janë ata. Ata janë kundërshtarët e Shqipërisë. Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëmjaftueshmërie, vetë përmbushje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari”, tha kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …