Edi Rama

Edi Rama: Duhet të jemi më prezent në Kosovë ndonëse marrëdhëniet me të nuk shkojnë vaj

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se duhet të jemi më prezent në Kosovë, teksa thekson se të gjithë e dinë se marrëdhëniet me Kosovën nuk shkojnë vaj. Ai është shprehur se nisma “Balkani i Hapur” e ka marrë një peshë të pamerituar në këtë mes. “Kosova është pjesë e pandashme e jona dhe e të ardhme sonë të përbashkët. E ardhmja do të na bashkojë gjithmonë e më shumë, prandaj ne do të punojmë me përkushtim që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie vëllazërore, duke u fokusuar në gjithë atë punë e drejtime të cilat nuk kanë sesi të mos na bashkojnë dhe patjetër duke trajtuar me durim mosdakordësinë  për “Ballkanin e Hapur”, që është një zgjedhje e drejtë dhe kuptimplotë për të ardhmen e këtij vendi dhe rajoni. Sa më shumë të ndërveprojmë sa më shumë të përfitojmë, aq më shumë do të zhvillohemi dhe të forcohemi. Do punojmë shumë fort”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …