leoni

Edi Rama, i bën thirrje Athinës, ta tërheq vendimin kundër ndalimit të hyrjes, në Greqi, të gazetarit, Marin Mema

Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët në Selanik, njoftoi se është përgatitur një kërkesë për qeverinë greke, që të rishikojë vendimin për të ndaluar hyrjen e gazetarit të Top Channelit, Marin Mema, në Greqi. Kemi një kërkesë që do ta dorëzojmë për rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, s’ka bërë asgjë më shumë apo më pak se sa punën si gazetar, i apasionuar pas gjurmës së shqiptarëve. Vendimi dhe ndalimi i gazetarit erdhi pas disa temave të realizuara prej tij në rubrikën “Shqipëria Tjetër” kushtuar çështjes kombëtare shqiptare, tema që lidhen me trashëgiminë e çamëve në Greqi në fshatin Margëlliç, në Gumenicë dhe në Filat. Por edhe emisioni kushtuar Papa Kristo Negovanit dhe pasardhësve të tij në fshatin Negovan, brenda territorit grek.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …