Edi Rama

Edi Rama: Në Shqipëri kemi drejtues shkollash që janë nën nivelin e mësuesve, kjo nuk duhet lejuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një fjalimi vendosi theksin tek domosdoshmëria e rritjes cilësore të drejtimit të shkollave. Në fjalën e tij për buxhetin në arsim, kryeministri Rama theksoi se shumë drejtues shkollash në vend nuk janë në nivelin e duhur për drejtimin e tyre dhe si për të mos mjaftuar kjo tha se pjesa më e madhe e tyre është edhe poshtë nivelit të mësuesve. “Kemi bërë shumë për mësuesit për t’i nxjerrë ata nga ajo vorbulla e tmerrshme e pasigurisë nga presionet, bakshishet dhe tarafit që e bënte komplet pozicionin e tyre të pasigurt dhe për t’u dhënë të gjithë mësuesve apo atyre që duan të bëhen mësues ta realizojnë atë me meritën e tyre. Përmes një sistemi tërësisht objektiv pikëzimi që kalon përmes testeve dhe pavarësisht rasteve të shpërdorimit me këtë sistem ajo që mund të thuhet me plot gojën është një përqindje shumë e vogël në raport me gjithë pjesën tjetër”, tha kryeministri. Qeveria shqiptare nuk ka bërë shumë në raport me të shkuarën në lidhje me drejtimin e shkollave të vendit, duke theksuar se sot ka drejtues shkollash që nuk e meritojnë të jenë në krye të tyre. “Ne kemi drejtues shkollash që janë nën nivelin e mësuesve, ka saktësuar  me këtë rast, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …