Edi Rama në takim me Kushner dhe Ivanka Trump në Vlorë, largohen së bashku drejt Orikumit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Jared Kushner dhe Ivanka Trump gjatë qëndrimit të tyre në Vlorë, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen rreth vizitës së profilit të lartë amerikan në jug të vendit. Sipas raportimeve, Rama, Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë qëndruar për më shumë se 40 minuta duke konsumuar kafe në një prej restoranteve në Vlorë, në një atmosferë të qetë, por nën masa të shtuara sigurie. Pas takimit, ata janë parë të largohen së bashku me një makinë në drejtim të Orikumit. Vizita është shoqëruar me protokoll të rreptë sigurie, ndërsa më herët gjatë ditës në Vlorë ka mbërritur edhe një tjetër delegacion, për të cilin burimet mediatike raportojnë se mund të ketë qenë një përfaqësues i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse nuk është bërë publik ndonjë njoftim zyrtar për përmbajtjen e bisedimeve, burime pranë takimit bëjnë të ditur se temat e diskutimit lidhen me bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës dhe më gjerë. Takimi i Ramës me Kushner dhe Ivanka Trump po shihet si një sinjal i interesit në rritje të aktorëve ndërkombëtarë për zhvillimin turistik dhe ekonomik të bregdetit shqiptar, veçanërisht në një zonë me potencial të lartë si Orikumi dhe rrethi i Vlorës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …