Lutfi Haziri: Abdixhiku e ka për nder të jetë kryetari i katërt i LDK-së, dha aktin politik të dorëheqjes

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Lumir Abdixhiku e ka për nder të jetë kryetari i katërt i kësaj partie, duke theksuar se ai ka ardhur në krye të LDK-së përmes një procesi demokratik me votë të fshehtë. Haziri tha se Abdixhiku ka ndërmarrë një akt politik të rëndësishëm duke dhënë dorëheqjen, gjë që sipas tij tregon përgjegjësi dhe kulturë politike brenda partisë. “Lumir Abdixhiku e ka për nder me qenë kryetari i katërt i LDK-së. Ka ardhur me votë të fshehtë, kundër meje. Lumir Abdixhiku e ka bërë aktin politik, e ka dhënë aktin e dorëheqjes,” – u shpreh Haziri. Ai foli edhe për rolin dhe profilin politik të Hykmete Bajramit, duke e vlerësuar atë si një figurë me kulturë dhe sjellje politike, të formuar brenda frymës ideologjike të LDK-së. “Hykmetja ka dalë mirë e votuar, e vlerësuar politikisht. Të gjithë ata që e njohin e dinë që Hykmetja ka kulturë politike, ka sjellje politike, është e familjes tonë politike, me ideologji, me bindje,” – tha Haziri. Deklaratat e Hazirit vijnë në një moment të ndjeshëm për LDK-në, pas zhvillimeve të fundit brenda partisë, ku dorëheqja e Abdixhikut dhe debatet për lidershipin kanë hapur diskutime për drejtimin e ardhshëm politik dhe organizativ të kësaj force politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …