Edi Rama: Pamja gjysmë e zbrazët e bulevardit më trishtoi edhe mua, PD-ja një fantazmë e jetës sonë politike

Edi Rama: Pamja gjysmë e zbrazët e bulevardit më trishtoi edhe mua, PD-ja një fantazmë e jetës sonë politike

Duke komentuar protestën e opozitës në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin tek pjesëmarrja, e pakët e simpatizantëve të PD-së. “Të gjithë demokratëve të zakonshëm, që e duan Shqipërinë njësoj si unë, si ne të tjerët, që s’jemi votues të Partisë Demokratike, kam dëshirë t’u them vëllazërisht sot: Mos u ligështoni! Pamja gjysmë e zbrazët e bulevardit sot më trishtoi edhe mua, jo më ju! Më trishtoi sepse, pavarësisht se jam kundërshtar natyral i PD-së, nuk ndjehem aspak mirë që një parti e madhe shqiptare, është katandisur sot në një fantazmë të jetës sonë politike, në arratinë e saj prej zgjedhjeve për parlamentin e ri”, ka thënë Rama. Në reagimin e tij, Rama ka përfituar për të ftuar demokratët që refuzojnë lidershipin aktual të kësaj partie që të bashkohen me PS, për të vazhduar, siç ka thënë ai, ndryshimin e Shqipërisë. “Respekt për të gjithë ju, pavarësisht kundërshtive që keni ndaj meje e qeverisë sot, dhe pavarësisht nëse do të bashkoheni apo jo me mua në takimin historik të 18 qershorit. Dhe mos e harroni, 18 qershori nuk është tanimë as për mua, as për ju, po për gjithë Shqipërinë!”, ka thënë Rama. Ai  i ka ftuar demokratët për t’u bërë bashkë për realizimin e reformave, duke filluar nga vettingu dhe për të çuar në fund procesin e integrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …