Majlida Bregu: Protesta e sotme tregoi se Partia Demokratike është vetëm

Majlinda Bregu: Protesta e sotme tregoi se Partia Demokratike është vetëm

Deputetja Majlinda Bregu, e njohur së fundmi edhe për qëndrimet e forta brenda Partisë Demokratike në kundërshtim me vijën për të bojkotuar punimet e parlamentit, ka reaguar në një status në profilin e saj zyrtar në “Facebook”, lidhur me protestën e sotme të organizuar nga opozita ku ishte edhe vetë e pranishme. Ndryshe nga kryetari i Partisë Demokratike që thotë se në shesh ishin 600 mijë tubues, Bregu shkruan se pati boshllëqe në bulevard. Po ashtu shkruan se demokratët treguan sot me pjesëmarrjen e tyre se janë vetëm në këtë betejë. Por më ndjeni, kjo e sotmja, boshllëqet e bulevardit sot, janë një mesazh i qartë për të gjithë ata që duan të shohin e të dëgjojnë me sytë e veshët e demokratëve që sot janë më shumë se kurrë vetëm. PD nuk mund të simulojë revoltën që nuk e udhëheq dot, sepse Republika Imagjinare në një luftë imagjinare me një maxhorancë që është reale dhe e rrezikshme, nuk funksionon. PD nuk mund të flasë me vete dhe të jetojë e mbyllur në një çadër ku vetë flet e vetë dëgjon!

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …