Edi Rama

Edi Rama: Procesin e Këshillimit Kombëtar e mbyllëm përtej parashikimeve tona, me mbi gjysmë milioni qytetarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi sot se “procesin e Këshillimit Kombëtar e mbyllëm me një shifër përtej parashikimeve tona me mbi gjysmë milion qytetarë”. Në një konferencë për shtyp për të prezantuar rezultatet e Këshillimit Kombëtar bashkë me drejtoren e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, Rama theksoi se “ky proces ka qenë i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës dhe intensiteti i komunikimit me qytetarët, ka pasur në këtë proces një interferencë të padëshiruar, që lidhet me mbarë me botën dhe me gjëra shumë më të rëndësishme në këtë moment për qytetarët sa i përket ekonomisë së tyre familjare dhe jetës së përditshme ekonomike të vendit”. “Ajo që është me rëndësi është që edhe gjatë kësaj interference të luftës në Ukrainë që ka spostuar natyrshëm fokusin dhe vëmendjen kemi vazhduar të kemi shumë pjesëmarrje dhe e kemi mbyllur Këshillimin Kombëtar me një shifër përtej parashikimeve tona me mbi gjysmë milion qytetarë”, tha Rama. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Fried: Uashingtoni ka të drejtë të zemërohet me qeverinë-Kurti, pasi kjo është thyerja më e madhe në raportet e saj me Kosovën

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thotë se situata e krijuar në veri të …