Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Edhe Xhefri Hovenier ka reaguar kundër Këshillit Prokurorial i Kosovës, i cili ka votuar Blerim Isufajn, Kryeprokuror të Shtetit

Edhe ambasadori amerikan Xhefri Hovenier ka reaguar kundër Këshillit Prokurorial i Kosovës ka votuar për emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit. Hovenier ka thënë se përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në procedurën e përzgjedhjes, megjithatë prania e zyrtarëve amerikanë si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit apo procedurës. Hovenier në reagimin e tij ka thënë se fakti që anëtarët e KPK-së kanë shpërfillur ankesat legjitmime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bie ndesh me standardet. Ai thekson se Shtetet e Bashkuara nuk kanë  pasur ndonjë kandidat të preferuar dhe as s’kanë gjykuar kualifikimet e kandidatëve. Ambasada amrikane  është e shqetësuar më mënyrën se si KPK-ja  pa proceduar dhe thotë se veprime të tilla kanë dëmtuar besimin e publikut dhe besimin e Amerikës në KPK-në si institucion publik.

Kontrolloni gjithashtu

Ragip GJOSHI:  (Di) Kush po harron arritjet dhe dëshiron të fillojë  nga e para ?!  

Ragip Gjoshi: Kosova në agoni institucionale, Kuvendi i bllokuar rrezikon rendin kushtetues

Profesori universitar Ragip Gjoshi, në një analizë të thellë politiko-juridike, ka paralajmëruar për një krizë …