Edi Rama

Edi Rama: Sa do të jem kryeministër dhe kryetar i PS-së s’do të ketë më takime me opozitën me ndërmjetësimin e partnerëve

Ambasadori,  Luigi Soreca, tha gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se  po bëhet gjithçka që Shqipërisë t’i jepet ajo që meriton dhe të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare në fund të këtij vitit. Ai mirëpriti hyrjen e opozitës në Kuvend dhe nënvizoi se nëse BE-së do i kërkohet asistencë në lidhje me debate të caktuara, janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se duhet vetëm durim për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se duhet të punojmë çdo ditë për të shënuar aspekte pozitive në raportet e BE. Ai foli ndër të tjera edhe për ndryshimet kushtetuese. Edi Rama theksoi se për aq kohë sa ai do të jetë kryeministër dhe kryetar i PS s’do të ketë më takime me opozitën me ndërmjetësimin e partnerëve, pasi janë të gjitha kushtet tha ai që këto diskutime të bëhen në mënyrë të drejtpërdrejtë mes palëve të përfshira. Ne nuk kemi pse të flasim anglisht, por shqip, se ne kemi gjuhën tonë. Dialogje më anglisht mes shqiptarësh mund të ketë, por pa praninë time dhe të PS për aq kohë sa Shqipëria do të drejtojë vendin dhe unë do të jem në krye të saj”, tha Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …