Edi Rama:

Edi Rama: Shqipëria është një parajsë, që duhet transformuar

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë në Librazhd, u ka bërë apel të rinjve të mos lejojnë të ndizet zjarri marrëzisë së një njeriu që me skemën më jep një votë të jap dy, përvëlojë një komb.

Sipas Ramës, Shqipëria është një parajsë, që duhet transformuar.

“Shqipëria është një parajsë. Na takon ne ta transformojmë atë në një realitet që krijon punë. Në një realitet që krijon të ardhura. Në një realitet ku dielli nuk është i mrekullueshëm vetëm për turistët dhe për ata që janë të pasur. Në një realitet ku dielli shkëlqen për ata që janë në Tiranë apo që janë në qytetet e mëdha, në një realitet ku dielli është i ngrohtë dhe për ata që janë në majë të malit. Nëse ata nuk zbresin dot nga maja e malit për të sjell prodhimet poshtë, janë turistët që shkojnë lartë, janë vizitorët që shkojnë lartë për të shijuar majën e malit, për të shijuar ushqimet e tyre, mikëpritjen e tyre. Nuk janë ëndrra që unë i kam parë në gjumë”,- tha Rama.

“Njerëzit nuk ktheheshin as këtu, por iknin dhe kthenin kokën nga tjetër kur vinte Librazhdi. Për ata emigrantë që duan të kthehen tek shtëpitë e gjyshërve për t’i rindërtuar, për t’u hapur dyert, për të ofruar shërbim e mikpritje, ne do të japim 5000 euro e do të bëjmë amnisti fiskale për të gjithë investimet e tyre, pa pyetur fare se i kanë lekët në bankë apo i kanë poshtë jastëkut, por thjesht duke garantuar që nuk janë lekë krimi”, tha ai.

“Shkoni në Theth, shkoni në majë të malit në Theth, shikoni si shqiptarë krejt të zakonshëm në një vend krejt të izoluar kanë ndërtuar bazat e të ardhmes së tyre. Shkoni, shikoni, pyesni kudo, ku në këto katër vitet e fundit kanë ka lindur embrionet e para të agroturizmin, shkoni pyetini, janë njerëz të cilët jetojnë me kursimet e tyre. Pyesni ata emigrantë që kanë ndërtuar shtëpi, shkoni në Tepelenës, në majën e Nivicës, një mrekulli, ku jo vetëm nuk shkelte kush, por ku t’i falnin shtëpitë. Ku të thonin më jep 1 milionë lekë të vjetra vetëm mere dhe askush nuk e merrte, sot nuk blenë dot më, as rrënoja, sepse njerëzit po kthehen po investojnë, sigurisht kanë nevojë për më shumë mbështetje dhe ne do ja u japim këtë mbështetje”,- tha Rama.

“Hajdeni të shikoni me mua, vajza e djemtë si ju, në Tiranë apo në Korçë, që kanë dalë nga  ato kthinat e tyre në shtëpi ku me talentin e tyre, me forcën e tyre, përmes kompjuterit dhe dijeve që kanë marrë kanë hyrë në tregun e madh botëror pa patur nevojë të dalin nga shtëpia. Ne po ndërtojmë tani qendra në çdo bashki, do të bëjmë një qendër, apo do nisim nga qendrat e qarqeve dhe ju në Elbasan, do të keni qendrën për t’ju trajnuar me metodat e sotme të kohës, që në pak muaj, të njihni gjuhën e kodimit, të njihni gjuhën e kompjuterit për tu bërë dhe ju aktorë të tregut online, një treg i madh sa bota, ku nuk është e nevojshme të ikni jashtë shtetit për të fituar 1000 euro, 2000 euro apo 5000 euro, por këto euro nuk vijnë duke ardhur këtu aman dua votën. Më jepni votë, t’ju jap 5000 euro. Më jepni votë dhe ju mos kini asnjë gajle. Martohuni sa më shpejtë se jam unë këtu e do ju jap 20 000 euro. Më jepni votën e bëni sa më shumë kalamaj se do ju jap 50 000 euro dhe do ju blejë shtëpi. Këto janë më jep 1, t’ju jap 2. Më jep 1 të jap 2, është historia më e dhimbshme e Shqipërisë, nuk ka nevojë të shkojmë shumë thellë, pyesni prindërit tuaj, çfarë ndodhi duke rendur pas marrëzisë së një udhëheqësi, që sot e gjithë ditën është njeriu, që kontrollon Lulzim Bashën dhanë 1 e morën 2. Dhe në fund u përvëluan të gjithë në zjarrin e asaj marrëzie, zjarrin e marrëzisë në këtë tokë është gjithmonë gati që të ndizet, historikisht ka një arsye pse ne sot kemi ende shumë për të bërë për të kapërcyer prapambetjen popullore se zjarri marrëzisë është gati për tu ndezur, mos lejoni të ndizet zjarri i marrëzisë”, bëri apel Rama nga Librazhdi. (Agjencia Telegrafike Shqiptare)

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: Fitorja më e madhe në histori na pret më 24 prill

Sot në Tetovë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti bashkë me kryetarin e PDSH Menduh Thaçi, …