leoni

Edi Rama

Edi Rama sot në Asamblenë KE-së tha se Serbia duhet që ta njohë Kosovën si shtet fqinj, të lirë, demokratik

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Këshillit të Europës se Serbia, ka deklaruar se  Serbia  duhet që ta njohë Kosovën si shtet fqinj, të lirë, demokratik dhe të pavarur. Po ashtu, ai i bëri thirrje anëtarëve që Këshilli i Europës të pranojë Kosovën si anëtare me të drejta të barabarta. “Është afërmendsh që Serbia duhet ta njohë Kosovën si një shtet fqinj, të lirë, demokratik dhe të pavarur. Nëse ky hap për Serbinë mund të kërkojë kohë, pranimi i Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në KiE nuk duhet të kërkojë më kohë. Bëjeni tani, dhe bëjeni për të gjithë ne. Për Europën, jo për Kosovën. Për Europën që përballet së bashku me një luftë të shëmtuar dhe nëse doni një opinion të dytë dëgjoni ukrainasit. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën. Pyetini ç’ mendojnë tani? Dhe duke menduar për atë ç’ka ju thashë më parë përpiquni të përfytyroni Presidentin Zelensky 10 vjet më pas që bëhet pjesë e një diçkaje kaq surreale saç është presidenti Thaçi sot sepse Kremlini dhe Moska tanimë ka nisur të thotë se ka veprimtari të trafikimit të organeve njerëzore nga neonazistët në Donbas. Jini të përgatitur për këtë.

Me pranimin e Kosovës në këtë familje të madhe tonën, do të kontribuojmë për paqen dhe pajtimin në rajon. Do të konsolidojmë të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Europë do të mbështesim reformën në drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve në drejtësinë më të re të Europës. Do të ndihmojmë shoqërinë kosovare të mbajë qeverinë nën kontroll. Nuk kam aspak dyshim që Kosova do të vijojë të shënojë përparime në të gjitha këto fronte. Ajo çfarë më solli këtu është shqetësimi për demokracinë e Kosovës që pavarësisht moshës së saj të re, pavarësisht krizës aktuale do t’ia dalë, do të ecë mirë.Është besimi i fortë i shqiptarëve në institucione si ky që është tronditur me vendimin tuaj, në atë vendim. Kur e vërteta e një kombi të tërë shtrembërohet në mënyrë kaq të frikshme lutja e vetme që na vjen është për hir të Zotit mos i lini gabimet e mëparshme tragjike të shndërrohen në mëkatin tuaj të pafalshëm. Jam këtu për ju, jam këtu për të gjithë ne, jam këtu si europian në tempullin europian të besimit në të drejtat ndërkombëtare të njeriut. Ashtu si Shën Andou përfundoi duke u predikuar peshqve sepse njerëzit kishin humbur besimin, shpresoj që gabimet tragjike si ky që ka bërë kjo asamble me çlirimtarët nuk do të na kthejnë të gjithëve ne në heretikë. Jam këtu për t’ju përgjëruar që t’i shpëtoni fytyrën të drejtave të njeriut në Europë.Të mbroni integritetin tuaj. T’iu dëshmoni të gjithë njerëzve të shtypur në botë dhe të gjitha viktimave të shkeljeve të drejtave të njeriut që ata mund të rezistojnë pa frikë, pa frikën se qëndresa e tyre e ligjshme një ditë mund të bëhet krim. Që viktimat nuk do të akuzohen në kriminelë, që bashkësia ndërkombëtare nuk do t’ju vijë në ndihmë vetëm për t’ju kthyer sërish kurrizin më pas, që nuk do të degradojë dhe poshtërojë me akuza kaq të tmerrshëm, ata njerëz, dinjitetin e së cilëve prezupozohej të vinte në vend”, u shpreh Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …