Edita Tahiri

Edita Tahiri kritikon bisedimet VV-LDK: “Zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë prioritet”

 Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Tahiri ka deklaruar se zbatimi i Kushtetutës së Kosovës duhet të jetë prioritet për të gjitha partitë politike, para se të diskutohet për ndarjen e pushtetit ndërmjet pozitës dhe opozitës. Ajo ka kritikuar veçanërisht LDK-në, duke e akuzuar se po toleron, sipas saj, shkeljet kushtetuese nga partia fituese e zgjedhjeve. “Zbatimi i Kushtetutës është prioritet, pastaj vjen ndarja e pushtetit mes pozitës dhe opozitës. Çka i ndodhi LDK-së shtetbërëse që injoron shkeljen e Kushtetutës nga partia fituese?”, ka shkruar Tahiri. Ajo ka rikujtuar gjithashtu se, sipas saj, LDK-ja ka qenë historikisht konsekuente në mbrojtjen e parimeve kushtetuese. “LDK ka qenë konsekuente për parimet e Kushtetutës që nga koha kur e themeluam, në kohë të rënda historike”, ka shtuar ajo. Reagimi i Tahirit vjen në kohën kur partitë politike po zhvillojnë diskutime për tejkalimin e ngërçit institucional dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Arian Tahiri kërkon zbatimin e plotë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e ka vlerësuar si arritje të rëndësishme …