PDK i kërkon sërish Deharit vazhdimin e seancës: “Thirreni nesër në ora 11:00”

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka dërguar sërish letër kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, duke kërkuar që të thirret vazhdimi i seancës. Çitaku, në emër të deputetëve të PDK-së, i ka kërkuar Deharit që seanca konstituive të vazhdojë të enjten, më 20 gusht, në ora 11:00. Në letrën drejtuar Deharit, Çitaku i referohet Nenit 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit, duke argumentuar se kryesuesi i seancës konstituive ka obligim kushtetues dhe procedural për të thirrur vazhdimin e saj. “Kërkojmë nga ju që të përmbushni obligimin tuaj kushtetues dhe procedural dhe që, më 20 gusht 2026, në ora 11.00, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive”, thuhet në letrën e PDK-së. Kjo është kërkesa e radhës e PDK-së për vazhdimin e seancës, në një kohë kur Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar dhe procesi për formimin e institucioneve të reja është përballur me pengesa politike. PDK-ja ka insistuar vazhdimisht që procedurat për konstituimin e Kuvendit të vijojnë, ndërsa përgjegjësinë për thirrjen e seancës ia ka adresuar kryesuesit Avni Dehari.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kuvendi u përket qytetarëve, politika ka kuptim vetëm kur u shërben atyre

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kuvendi i …