Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Kurti e kalli Kosovën kundër Asociacionit, tash duhet ta refuzojë edhe pse me refuzimin e tij e fitoi pushtetin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri,  ka thënë se kryeministri Albin Kurti në kohën sa ishte në opozitë kundërshtonte në çdo formë Asociacionin dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë tani kur është në postin  e  kryeministrit. Një problem që e ka Kurti si kryeministër, është se ai e ka kundërshtuar fuqishëm Asociacionin, deri në masat e protestave të dhunshme, e deri te vënia e zjarrit të Kuvendit. E tani kur e ka kundërshtuar nuk mund të kthehet më pas dhe të fillojë të flasë për këtë temë. Por, si do ta menaxhojë këtë, kjo është puna e tij. A do t’i mashtrojë votuesit, a do t’u rrijë besnikë atyre premtimeve, kjo është çështje e tij. Mirëpo, porosia ime, është kjo: E ke kallë Kosovën për Asociacion, tash duhet ta refuzosh atë. Mbi refuzim të Asociacionit, Kurti e ka fituar pushtetin”, ka thënë ajo ndër të tjera, zonja Edita Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …