Brickos

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Arsimi promotor i zhvillimit të qëndrueshëm

Arsimi është baza kyçe e zhvillimit të një vendi. Investimi në arsim bëhët sot për të japur rezultate në të ardhmën që këto rezultate derivojnë qëndrueshmërinë shoqërore dhe determinojnë zhvillim të qëndrueshëm. Arsimi si funksion duhet të orientohet në zhvillimin e njohurive dhe dijës se njerëzve  e jo memorizimin, e cila më pas të shfrytëzohet si instrument i pajisur më një çertifikatë apo diplomë gjysëmake. Reformat rrënjësore në arsim duhet të fillojnë nga ai fillor e deri tek studimet e larta si infrastrukturë kyçe e formësimit dhe kristalizimit  profesional e kadrovik. Degradimi i këtij sistemi duke inkorporuar dukuri negative (klientilizëm, nepotizëm) e jo metoda, instrumete, modele bashkohore që implemetohen nga njerëzit mbi bazën e meritkoracisë e kanë devalvu si vlerë shoqërore e zhvillimore këtë fushë. Sistemi i mesimdhenjes dhe mësimnxënjës në Kosovë zhvillohet në suaza e të mësuarit teorik që po prodhon kuadro jo profesionale. Sinkronizimi i pjesës teorike-praktike është esenciale që të prodhojmë shkolla konkuruese, dije konkuruese, profesione konkuruese e mbi të gjitha të na bëj shoqëri dhe shtet konkurues. Kosova duhet të orientohet në digjitalizim të sistemit arsimor në mënyrë që të lejoj fleksibilitet dhe efikasitet në të gjitha situata në të cilën gjëndet vendi. Fondet për arsim duhet të rritën dhe të orientohemi në zhvillimin e R&D që lejojnë hapsirë për zhvillimin e inovacioneve dhe prodhimin e momentume të reja në këtë sistem.

 -Kosova duhet të orietohet në zhvillimin e politikave arsimore që janë kompaktibile me nevojat e tregut të punës dhe të investoj më shumë në hapsira për realizimin e mësimit praktik sidomos tek shkollat profesional në këtë mënyrë mund të zvogëloj këtë hendek të krijuar ndërmjet profesioneve dhe tregut të punës. Depolitizimi i arsimit është element krucial për cilësi dhe krijimi i një sistemi ekuivalent sidomos në arsimin e lartë. Problemet më të theksuara në fushën e arsimit të daluar nga hulumtimi i cili  është bërë në terren  ishin: mungesa e një planprogrami adekuat me 22%, mosprofilizimi i stafit me 27%, përfshirja e madhe e dukurive negative (nepotizmi, klientilizmi, servilizmi) me 31%, në institucionet e arsimit: mungesa e hapsirave për realizimin e mësimit praktik me 62%, mungesa e infrastruktures me 21%,  mungesa e literatures se pershtatshme në kuader të planprogramit 49%, mos aftësimi profesional për tregun e punës në vend dhe jashtë vendit me 55%, këto janë problemet më të indentifikueshme nga ky hulumtim që kërkojnë një strategji konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Nëse dëshironi të mbjellni për një vit mbjellni grurë e misër, nëse dëshironi të mbjellni për shumë mbjellni arsim dhe kulturë” Sami  Frashëri.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …