Halit Coka

Lutfi Coka: Pushtim i ëmbël i vendit tim!

Askush nga kontinenti i vjetër apo i ri,nuk na vendosin asnjë kusht që të mos jemi shqiptarë, apo të mos duam vendin tonë. Kush shet  vendin dhe historinë e vet nuk është shqiptarë  dhe nuk bëhet kurrë  Europian.

Braktisja totale e vendlindjes është rezultat i zaptimit të kapitalit i të gjithë sektorëve strategjik me telenovelat;fshirja e kujtesës së historisë dhe të kulturës,ështe orgazëm e ëmbël që,ligjëron format e reja moderne të skllavërimit. Kjo është strategjia  e re  e pushtimit .Kjo është strategjia e re kolonjale që  miratohet në heshtje nga “kaçakët e politikës. Robërimi ynë fillohet nga librat,  nga telenovelat ,që fshijnë kujtesën historike, pastaj punon “paraja”,sherbimet sekrete,partitë politike, ideologjizmat famëkeqe, akademitë dhe pastaj vjen robërimi i vullnetshëm “demokratik” i vendit tim. Duhet vigjilencë e madhe në këto kohëra të vështira…

Prandaj, të marrim dijen për të zbuluar të vërtetën,të pyesim zemrat tona për të gjetur të drejtën,të prekim plagët për të njohur dhimbjen, të pyesim nënat për të na mësuar dashurinë,të duam veten,kombin  që  t’na duan të tjerët, të njohim ligjet për  të kërkuar dhe fituar lirinë e humbur,të lexojmë e mësojmë heronjtë për të shkruar historinë tonë, të njohim luftrat për të siguruar paqen,të bëjmë shtetin  për t’na mbrojtur nderin,kulturën historinë dhe dinjitetin kombëtar,t’i kthehemi punës  të ndërtojmë Shqipërinë,të nderojmë “Kastriotët” për të ruajtur lavdinë tonë.

Shtetarët e këtij vendi t’a dinë mirë dhe nëse nuk e dijnë se,heronjtë  e dëshmorët e këtij kombi kanë veshë e dëgjojnë, kanë sy e shikojnë, kanë shpirtë engjulli,dhe e duan vendlindjen për të cilën ranë,duan historinë që e shkruan me gjakune kuq e të zi.Vepra e tyre është historia e vërtetë,ideali i tyre është, ideali i njerëzve të ndershëm e shumë patriot, zemra e tyre nuk rreh por don e dashuron vendine vet,është amanet për ne sot e për mot!

E dashur rini e këtij vendi të lavdishëm që,do udhëtoni së bashku me shekullin,kokën e shikimin përpara,kujtesën historike prapa ,që të siguroni kulturë, histori,dhe dije të verteta, për të përballuar këtë maskaradë politike sa hipokrite aq dhe tradhtare.

Shkëputja juaj nga historia etnike, largimi nga vendlindja, është dhimbja, që plagos heronjtë e vërtetë e çdo shpirtë shqiptari.

Nuk është moralizim kjo,që citova,por kuptoni thellë e shumë thellë segmente hipokrite,tradhëtare e korruptive ,në jëtën tuaj, kuptoni rrafshet e betejave që udhëhiqen nga dinasti hipokrite të zhytur në thesin e parasë,dhe në ombrellën e shtetit tim. Kalemxhi  të shitur,akademik pa tru, injorantë të “diplomuar”, shtetarë të korruptuar,që shisni Atdheun, historinë,  kulturën luftën, heroizmin, lavdinë

kombetare, për të ruajtur sundimin famëkeq, të  një populli në vuajte e varfëri,dhe që ka etje e shpresë për të ecur përpara e për të arritur kohën e humbur, nga parapolitika e shfrenuar jo për zhvillim por për pasuri për veten dhe vetëm për vete. Supa helmuese e gatuar nga filozo ët pa kokë të akademisë  famkeqe ,përzihet me lugën e  kësaj qeverie jo e popullit,  por e shitur….Ajo  shet  çdo gjë vetëm për të ruajtur sundimin e saj!?

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …