Sabahajdin Cena: "Kronikë nëpër stuhi"

Sabahajdin Cena: “Kronikë nëpër stuhi”

NAIM SHEFKET ARLLATI 17 tetor 1979 -11 maj 1999

Dita e 11 majit të vitit 1999 karakterizohet me një ofensivë të madhe jo vetëm të këmbësorisë serbe, por edhe të aciacionit që nxinte mbi bjeshkët e Malësisë e përreth Koshares. Në këtë ditë, prej hedhjes së bombave dhe të projektilëve të tjerë që binin mbi fushëbetejën e Koshares, ag e terr, në altarin e lirisë, afër Podeshit për- jetësohen: Ali Hasi i Cërmjanit, Avdi e Fa- tos Ademaj të Fshatit të Ri të Pejës, Emin Kryeziu i Roganës së Dardanës, Nikollë Dodaj i Dujakës së Gjakovës, Urim Meh- meti i Cërnicës së Gjilanit, Xhevdet Loshaj i Çarrabregut të Deçanit, Bekim Nuk dhe Naim Shefket Arllati i Brestosit të Rahove- cit. Kjo është dita kur pjesëtarët e Bata- lionit “Bjeshka” të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit, arrijnë për ta tërhequr trupin e pajetë të luftëtarit internacionalist Françesko Bider të përjetësuar më 5 maj të atij viti të përgjakshëm. E tërheqin dhe e përcjellin me nderime ushtarake në qytetin Bajram Curr, e sot pushon në Kompleksin Memorial të Koshares. Dëshmori i kombit, tash i shpallur “Hero i Kosovës”, Naim Arllati u lind më 17 tetor të vitit 1979 në fshatin Brestos të Rahovecit U lind dhe u rrit në një familje të shquar në Rrafshin e Anadrinit e cila përherë ishte e ndjekur nga komunistë dhe serbo-çetnikët e fuqitë të tyre të parë, nga Hoça e Madhe e cila nuk është larg, veçanërisht pas viteve ’50 kur pushteti sllavo-komunist zbatonte reformat agrare, mbledhjet e tepricave “Otkupi” dhe aksionin për dorëzimin e armëve. Prindërit e Naimit, Shefketi dhe Zylfia, kishin shtatë djem e tri vajza, e Naimi ishte i katërti. Shkollën fillore Naimi, si të gjithë brestovcasitt e kreu në Hoçë të Vogël, ndërsa të mesmen në Krushë të Madhe, Kështu, së bashku me prindërit, me vëllezër e motra u detyrua të merret me bujqë- si. Qysh herët, në moshën dhjetëvjeçare, i fishkëlluan plumbat e parë afër strehëve të shtëpisë më 27 janar të vitit 1990 kur gjatë marshimit të profesor Ukshin Hotit, për të protestuar në Rahovec, afër Ar- llatasve, në altarin e lirisë ranë: Nesimi Elshani i Nagacit, Agron Fetahu, Hilmi Krasniqi i Hoçës së Vogël dhe Halim Ho- ti i Krushës së Madhe.Dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në aksionin e parë të Anadrinit më 26 prill të vitit 1998 dhe kazermimi në fshatin Drenaj të Zatriqit, Naimin së bashku me Alajdin e Xhevat Elshanin, Selim e Hajrush Berishën, sot të gjithë dëshmorë të Kosovës, i gjeti të gatshëm dhe kështu u bashkohen shokë- ve luftëtarë të lirisë, në fillim në vendlindje, pra në Bresttos, e pastaj në Hoçë të Vogël e Krushë të Madhe. Në kuadër të kompa- nisë, mori pjesë në luftimet për marrjen, mbrojtjen dhe mbajtjen e Rahovecit. Edhe pse ishte mjaft i ri, iu besuan shumë detyra ushtarake. U sistemua në kompaninë e “Grykës së Brestosit” në kuadër të Brigadës 124″Gani Paçarizi” të Zonës Operati- ve të Pashtrikut që përfshinte edhe fshat- trat: Brestos, Hoçë e Vogël, Nagac, Krushë e Madhe, Piranë, Randubravë, Reti, Zaqi- sht e Apterushë. Në këtë brigadë vepron deri më 28 mars të vitit 1999, kur së bash- ku me familjen kalon në Shqipëri, por pasi i vendosi familjarët në Shqipëri, më 11 prill të vitit 1999 ristrukturohet në radhët e luftëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Rrafshit të Dukagjinit, niset për në frontin e Koshares. Epror e kishte Ali Hasin, por në ditën e 11 majit, që ishte ndër ditët më të përgjakshme të Frontit të Koshares. Si për çdo ditë, luftimet 11 majit ishin të përgjakshme, kishte të vrarë në të dy palët, por ndërsa radhët e luftëtarëve të lirisë shtoheshin përditë, forcat serbo-çetnike zbeheshin dita më ditë. Beteja e fundit për Naimin u zhvillua mu në Koshare, bri kufirit të mallkuar, ku u flijua në altarin e lirisë së bashku me: Ali Hasin, Fatos e Kreshnik Ademaj, Emin Kryeziun e Nikollë Dodajn, dhe sot prehet në Kompleksin Memorial të Koshares. LAVDI NAIM ARLLATIT! LAVDI DËSHMORËVE TË KOSHARES! LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE!

Malishevë, 12 maj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ndërsa në këtë mbledhje, i ka falënderuar të gjithë të angazhuarit, e në veçanti shtabin emergjent komunal për angazhimin e tyre në menaxhimin e pandemisë në Komunën e Malishevës. “Kjo ka qenë një situatë krejt e re, pasi ishte hera e parë që jemi ballafaquar me një situatë të tillë, por konsideroj se situata është menaxhuar mirë dhe ju falënderoj të gjithëve për angazhimin e juaj, sepse tani e dy muaj keni qenë në krye të detyrës 24 orë në ditë dhe konsideroj se kjo situatë është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha kryetari Begaj.

“Pavarësisht situatës së tanishme, ne nuk duhet të ndihemi komod, por përkundrazi duhet të shtojmë kujdesin dhe angazhim tonë, që situata të jetë në kontroll të plotë dhe të mos kemi raste të reja”, tha Begaj, i cili gjithashtu falënderoi të gjithë donatorët për kujdesin e  treguar për Malishevën gjatë kësaj situate.

Më pas, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar nga drejtoritë, sidomos tani, pasi ka filluar të stabilizohet situata, që ti shtojnë angazhimet e tyre në realizimin e projekteve kapitale, sepse kemi mbetur pak prapa për shkak të situatës me pandeminë.

Drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për angazhimet e tyre në realizmin e projekteve dhe objektivave për këtë vit.

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …