Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Efekti i ndryshimeve klimatike në Kosovë dhe ndikimi në rëndimentin e kulturave bujqësore

Rritja  e përgjithshme e çmimeve me nivel global dhe rritja e çmimeve të përgjithshme në Kosovë këto vitete e fundit kanë afektuar në masë të madhe të gjitha kategoritë e shoqerisë.Rritja e përgjithshme e çmimeve të bukës, perimeve dhe produkteve të tjera, nëse e analizojmë në ASK me një rritje të përgjithshme do të vazhdojë me një trend linear të rritet, marrë parasysh rritjen e çmimeve të të mirave tjera që afektojnë sektorin e bujqësisë si të mira të varura direkt apo indirekte në këtë sektor.

Varësia e madhe nga importi që ka ekonomia e Kosovës ka ndikuar që të rriten edhe çmimet e produkteve që përdoren si lendë e parë për bujqësi (plehrat artificale, kimikatet e tjera stimulative për bimë) gjë që ka ndikuar në punën e bujqëve duke destimuluar ata dhe duke ndikuar në rënje të rendimentit të kulturave bujqësore që në periudhë afatgjate do të ndikoj edhe me rritje të çmimeve të produkteve bujqësore në përgjithësi.Kushtet jo te favorshme klimatike si pasoj e rënjes se madhe të reshurav të shiut ka bërë që të afektohe drejtpersedrejti kultura e grurit e cila do t ë këtë një rendiment  jo i mirë i sipërfaqeve me grurë ku parashikimet kishin qenë që për një hektar të kemi diku 3500-4500kg grurë nuk dolën, sepse mesatarja për hektar është diku 3000 -3500 kg për hektar dhe normalisht kjo do të jetë problematike për Kosovën, pasi do të mbulohen 30-35%e kërkesës së konsumit të brendshëm vjetor, ndërsa pjesa tjetër duhet të mbulohet nga importi. Tani vetëm kanë filluar me rritje 50% të çmimit të bukës.

Mbulimi i kërkesave të konsumit të brendshëm me të mirat bazike varet nga rritja e kapaciteteve prodhuese dhe rendimenti i kulturave bujqësore duhet të jetë prioritet për qeverinë, marrë parasysh faktin qe jemi para një krize të madhe globale ushqimore ku secili vend do të marr masa mbrojtëse duke kufizuar eksportet e këtyre të mirave për t’a ruajtur për mirëqenie sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vet.Qeveria duhet të ndërmarrë masa në subvencionim të bujqëve gjatë kësaj periudhe e sidomos prioretizimin e kulturave që lidhen drejtpërdrejt me konsumin esencial, sepse në të kundertën edhe bujqit por edhe qytetarët do të jenë në situatë të veshtirë për të mbijetuar. “Bujqësia është sektor esencial i prodhimit të ushqimit të një vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …