Pas përleshjes që ndodhi sot në sallën e Kuvendit, Partia Socialdemokrate është përleshur fizikisht me Policinë e Kosovës

Pas përleshjes që ndodhi në sallën e Kuvendit, Partia Socialdemokrate është përleshur fizikisht me Policinë e Kosovës gjatë një aksioni simbolik para Qeverisë së Kosovës, ku aktivistët po shënonin në automjetet zyrtare, sintagmën, “Veç 2-3 minuta”. Ky aksion erdhi pas publikimit të audio-incizimeve në media të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila dëgjohet duke diskutuar me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq. Aktivisti i kësaj partie, Nol Nushi ka thënë se ndërhyrja e Policisë për të mos i lënë ta kryejnë aksionin është i papranueshëm. Këso aksionesh kemi zhvilluar dhjetëra herë, kurrë nuk ka pasur ndërhyrje. Tani po ndërhynë se i ka mbuluar marrja. Nuk është punë polici  të godasësh me boksa pas shpine, tha ai. Edhe sekretarja e kësaj partie, Teutë Rrusta u shpreh e shqetësuar lidhur me përleshjen që ndodhi me Policinë e Kosovës. Ajo tha se shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila është koordinuar me Listën Serbe lidhur me  Ligjin për paga të veteranëve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …