Brickos

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Ligji i pagave nuk rrit mirëqenien e punonjesve as ne vitin 2024

Problemet e mëdha socio ekonomike të prodhuara këto dy vite të fundit si pasojë se inflacioni ka shkaktuar rritje të kostos së jetës dhe ulje të mirëqenies. Masat e qeverisë për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve nuk dhuronte efekt rritja mbi 50% për të mirat bazike dhe 16 % si rritje mesatare ulë ndjeshëm fuqinë reale të të hyrave familjare dhe rrit varfërinë. Ligji i pagave i shumë diskutuar u bë temë mjaftë e madhe këto ditët e fundit të gjithë prisnin për vlerën e koeficientit e cila u mbajt diskrete ka ana e qeverisë, por kur u prezantua në vlerë prej 105 e tani per 2024. 110 ajo as për së afërmi nuk i përmbushi pritshmëritë dhe në kohë uli dinjitetin dhe nuk iu atribua as rritjes së mirëqënies bazike të punonjësve. Përcaktimi i një vlere prej 125 euro sadopak do të ndikoj që në aspektin monetar të barasvlerësohej paga me inflacion dhe një gjë e tillë do të ishte brenda  kornizës buxhetore se lejuar prej 30 %  të pjesëmarrjes së kategorisë së pagave e meditjeve në buxhet.

Përcaktimi i koeficientit si numër nuk përkon me peshën dhe rendësi e funksioneve, sepse në këtë ligj janë favorizuar postet politike dhe janë diksriminuar shërbyesit publik e ata civil, koeficienti 18- 2 shpreh thellë diskrepancë ndërmjet pagave dhe më shumë e rrit hendekun dhe panarazinë e profesioneve nuk ka nivelizim. Shumë e thjeshtë një këshilltar do të merr afër 1000 euro ndërsa një mësues 500 euro, pra kjo na qenka barazia e ndryshimi apo një shërbyes civil që punon 8 orë në presion do të marr 450 euro. LIgji i pagave nuk është i drejtë nuk është gjithëpërfshirës dhe do të demotivoj një pjesë të madhe të administratës që të shikojn si alternativë migrimin. Në vend të mirëqënies ky ligj në po prodhojmë dëshpërim.

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …