Kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova, i frikësohet mundësisë së pengimit të gjykatës nga institucionet e Kosovës

Ekaterina Trendafilovës i vazhdohet mandati si kryetare e Gjykatës Speciale kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Bullgares, Ekaterina Trendafilova i vazhdohet mandati si kryetare e Gjykatës Speciale e emëruar zyrtarisht me eufemizëm si Dhoma të Specializuara në Hagë. Ky vendim u mor ditën e premte nga gjykata, ndërsa mandati i saj aktual përfundon më 15 dhjetor. Kjo është hera e dytë që Trendafilovës i vazhdohet mandati, pasi ajo u emërua për herë të parë kryetare në vitin 2016, një vit pas krijimit të të ashtuquajturave Dhoma të Specializuara të Kosovës. Zyra e Prokurorit të kësaj gjykate heton, sikur thuhet,  krimet e  pretenduara nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë gjatë viteve 1998-2000. Trendafilova ka shprehur mirënjohjen për besimin e vazhdueshëm ndaj saj dhe ka theksuar se do të vazhdojnë të zhvillojnë proceset në mënyrë të shpejtë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj; kryeministri Kurti, është ligavec, mashtrues, argat i Rusisë dhe i Serbisë, mercenar, i pafytyrë dhe shef i hajnave

Në hapjen zyrtare të fushatës së Koalicionit për Kosovën Fituese, i cili është mbajtur në …