Qeveria e Kosovës

Ekipi i AKS-së i kënaqur me vendimin e Thaçit dhe Mustafës për procesin e formimit të Asociacionit

Qeveria e Kosova e ka themeluar Ekipin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel, në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit. Ky vendim është konfirmuar nga vet anëtarët e emëruar të këtij ekipi në përbërje, Vinka Radosavleviq, Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq dhe Svetisllav Durlleviq. Ekipi, në të cilin nuk merr pjesë asnjë zyrtar shqiptar,  e ka nisur punën në hartimin e statutit të Asociacionit, mbi bazën e të cilit do të themelohet ky trup që do të mbledh dhjetë komunat me shumicë serbe, të cilat nuk i kontrollon Qeveria e Kosovës. “Ne jemi të kënaqur me vendimin final të Hashim Thaçit dhe kryeministrit Mustafa që më në fund, procesi i formimit të Asociacionit ka nisur nga pika zero. Ne kemi ardhur në Bruksel për t’i njoftuar bashkëbiseduesit tanë dhe opinionin ndërkombëtar me vizionin e një realiteti të ri, pozitiv në Kosovë që do të merren nga themelimi i Asociacionit”, thuhet në deklaratën për media të këtij ekipi.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …