Ekonomia digjitale e vendos Kosovën në konkurrencën globale

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në vazhdën e vizitave në kompanitë private të fushës të teknologjisë informative, vizitoi kompaninë ZAG Apps, e cila merret me zhvillimin e aplikacioneve për telefona mobilë dhe shërbime tjera online.

Stavileci me këtë rast ka bashkëbiseduar me drejtues të ZAG Apps dhe i ka njoftuar ata me hapat që ka ndërmarrë MZHE, në mënyrë që ky sektorë të ketë trajtim prioritar nga institucionet, duke e vlerësuar atë si një nga mundësitë e mira për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës.

Kreu i MZHE-së, rikujtoi se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me mbështetjen e  Bankës Botërore është duke punuar në definimin e Programit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë (KODE),  si masë prioritare për periudhën 2016-2018 e përcaktuar në Programin për Reformë Ekonomike të Qeverisë së Kosovës, e cili përveç tjerash, do të mundësojë zhvillimin e bizneseve dixhitale dhe shkathtësive digjitale që do të jenë konkurruese globalisht.

Nga ana e tyre, drejtuesit e ZAG Apps njoftuar Ministrin Stavileci me aktivitetin e kompanisë së tyre dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

Ndryshe, ZAG Apps edhe pse ka pak vite në treg, ka një listë të gjatë të klientëve që u ofron shërbime si: kompani private, institucione qeveritare, universitete dhe kompani ajrore ndërkombëtare, nga SHBA, Kanada, Gjermani dhe Holandë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …