Ekrem Kastrati:UÇK-ja është historia jonë, krenaria jonë dhe liria jonë!

Në unitet institucional, Kuvendi i Komunës së Malishevës miratoi Deklaratën përmes së cilës riafirmuam një të vërtetë që për ne nuk mund të ndryshohet nga asnjë aktgjykim; lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare për lirinë e Kosovës.

Malisheva e njeh mirë çmimin e kësaj lirie, përmes dëshmorëve, martirëve, invalidëve, veteranëve dhe familjeve që sakrifikuan gjithçka për të.

Prandaj, të bashkuar, nuk mund të pajtohemi me asnjë narrativë që synon ta njollosë karakterin çlirimtar të UÇK-së dhe sakrificën e popullit tonë.

UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë kombëtare, ka thënë, kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej mbi 161 milionë eurosh

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej mbi 161 …