Kryetari Kastrati me bashkëpunëtorë bën homazhe në 28-vjetorin e rënies së dëshmorit Dr. Shpëtim Robaj

Me rastin e 28-vjetorit të rënies heroike të Dr. Shpëtim Robajt, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati,drejtori i shëndetësisë, Amrush Helshani si dhe bashkëpunëtorë, bënë homazhe dhe nderuan veprën e sakrificën e dëshmorit të Kosovës si dhe vendosën lule pranë vendit përkujtimor duke shprehur nderime për sakrificën e Dr. Shpëtim Robajt dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë.

Në këtë përvjetor, kryetari Kastrati përcolli mesazhin se sakrifica e dëshmorëve duhet të kujtohet dhe të nderohet vazhdimisht, si pjesë e historisë dhe e lirisë së Republikës së Kosovës.

Homazhet u bashkëorganizuan nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe komuna e Malishevës. Me këtë rast, u nderua kujtimi për Dr. Shpëtim Robajn, i cili ra për lirinë e Kosovës, duke lënë pas një emër dhe vepër që mbeten pjesë e kujtesës historike të Republikës së Kosovës dhe popullit shqiptar ndër breza tha mes tjerash, Kryetari i OVL-së, Metush Kryeziu. Foli edhe drejtori i QKMF-së Dr. Shpëtim Robaj, Dardan Bytyçi .

Lavdi veprës heroike të Dëshmorit Dr. Shpëtim Robaj!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe gjithë të rënëve për Liri!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej mbi 161 milionë eurosh

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej mbi 161 …