Elmi Reçica

Elmi Reçica: Diplomacia e UÇK-së në Konferencën e Rambujes ishte një hap vendimtar drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Deputeti i PDK-së, në Kuvendin e Kosovës,  Elmi Reçica, ka thënë se diplomacia e UÇK-së në Konferencën e Rambujes ishte një hap drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Para 25 vitesh, pikërisht më 7 shkurt të vitit 1999, në Konferencën e Rambujes në Francë, historia e Kosovës ndryshoi përherë. Hashim Thaçi, Drejtori i drejtorisë politike të UÇK-së, u vendos në krye të delegacionit negociator të Kosovës, dhe përfaqësues i të gjithë grupit të intelektualëve, shoqërisë civile dhe politike dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ky ishte momenti kyç në luftën për liri dhe pavarësi, Përpjekjet diplomatike të UÇK-së dhe qëndrimi i palës serbe për t’i rezistuar dialogut, shkaktoi reagimin e NATO-s nëpërmjet bombardimeve ndaj pozicioneve ushtarake dhe policore serbe. Ky reagim i NATO-s shënoi fillimin e një kapitulli të ri në historinë e Kosovës, duke hapur rrugën drejt njohjes së saj si shtet i pavarur. Konferenca e Rambujes u bë një pikë kthese në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës dhe një dëshmi e aftësisë së UÇK-së për të luftuar jo vetëm në fushën e betejës, por edhe në atë diplomatike për të arritur qëllimet e saj kombëtare”, ka shkruar Elmi Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …