Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius kritikoi Hungarinë për bllokimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius po qëndron për një vizitë, në Beograd, ku do të takohet me kryetarin e Serbisë A. Vuçiq

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, po qëndron për një vizitë  në Beograd ku do të takohet me kryetarin e Serbisë Aleksander Vuçiq. Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, ka deklaruar me këtë rast se Gjermania do të bëjë gjithçka për paqen dhe stabilitetin dhe nuk do të tolerojë më. Pasi vizitoi Prishtinën dhe Sarajevën në fillim të kësaj jave, ministri gjerman i Mbrojtjes sot bisedon me krerët e shtetit serb në Beograd. Vizita e tij interpretohet si një mesazh i qartë i kancelarit gjerman Olaf Scholz se situata duhet të qetësohet dhe marrëveshja duhet të zbatohet.  Duke marrë parasysh që ai po vjen në tri vende, mendoj se ai dëshiron të dërgojë një sinjal se Gjermania do të bëjë gjithçka për paqen dhe stabilitetin. Ju mund ta shihni vetë se situata është mjaft e tensionuar. Mendoj se zgjedhjet e kaluara sigurisht që do të jenë temë. Të gjithë e dimë se situata rreth zgjedhjeve dhe zotit Vuçiq është shumë e tensionuar”, tha Juratoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin …