Elmi Reçica

Elmi Reçica: Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të forcohet në mesin e mërgatës

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica  ka shumë kohë që ka nisur një rrugëtim së pari në Zvicër e tash edhe në Gjermani ku po themelon nëndegë të partisë. Ai ka treguar se dy mërgimtarë  që jetojnë në Bavari iu kanë bashkuar projektit të PDK-së për mërgatën, çka thotë se bashkë me ta partia e tyre do të ec drejt fitores së pashmangshme. Elmi Thaçi së bashku ne nipin e tij Labinotin, i cili ka kryer studimet për ekonomi në Bavari, dhe biznesmen i suksesshëm, i janë bashkuar projektit të PDK-së për Mërgatën. Do të ndërtojmë strukturën e partisë në qytetin shumë të veçantë të Augsburgut dhe në mbarë Bavarinë. Kjo dëshmon se në PDK po aderojnë dhe po bëhen pjesë e projektit për Mërgatën, veprimtarë të devotshëm dhe me përvojë si dhe të rinjtë shumë të suksesshëm dhe me perspektivë siç është Labinoti! Mirëserdhët, bashkë do të ecim përpara drejt fitores së pashmangshme të PDK-së!

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …