BE-ja

Kosova, i vetmi vend në Evropë, që e feston 9 majin si festë zyrtare, të cilën nuk e festojnë as vendet themeluese

9 maji shënon ditën e përfundimit të luftës së Dytë Botërore dhe kapitullimit të Gjermanisë së Rajhut të Tretë. Por kjo nuk ka të bëjë me këtë ditë të shënuar të historisë së njerëzimit. 9 maji te ne festohet si Dita e Evropës, e cila nuk ka të bëjë fare me shqiptarët por as me Ballkanin. Kosova është i vetmi shtet në Evropë që e feston këtë ditë si festë zyrtare, të cilën nuk e feston asnjë prej shteteve themeluese. Nuk është ky paradoksi i vetëm. Në ish Jugosllavinë e Titos, pasi kishte vdekur Josip Brozi ishte vetëm RTP-ja e Radio Prishtina që e hapnin programin me siglën, “Shoku Tito ne të Betohemi, se nga rruga jote kurrë nuk do të largohemi”. Asnjë medium shtetëror në ish RSFJ nuk e kishte praktikuar  hapjen e programi me atë sigël, servile e vetë nënshtruese. Kjo praktikë zgjati deri kur Serbia e mbylli RTP-në në vitin 1990. Kosova,  pavarësisht se është i vetmi vend në Evropë që është përjashtuar madje  edhe nga liberalizimi i vizave, Feston Ditën e Evropës, si festë zyrtar, baras  me ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Bazuar në Ligjin për Festat Zyrtare në Kosovë, kjo ditë është festë me plot kuptimin e fjalës,  pasi  administrata shtetërore nuk punon, nuk punojnë as shkollat apo universitetet, e gjithashtu as shumë qendra mjekësore të nivelin primar.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …