U promovuan veprat: “The Terror Of Serbian Occupier Over Albanians 1844 -1999”, të autorit N. Pllana, MOS HARRO KURRË(Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999”

U promovuan veprat: “The Terror Of Serbian Occupier Over Albanians 1844 -1999” dhe MOS HARRO KURRË (Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999”

Nga një organizim i mrekullueshëm i veprimtarit të palodhshëm të çështjes kombëtare, z. Rexhep Neziri, në bashkëorganizim  me Prof. Riza Demaj dhe anëtarët e Kryesisë së LAPSH “Naim Frashëri” , Yll Idrizi, Shpejtim Brahaj e Idajet Llugiqi të Tifozave “Kuq e Zi”, të Bazelit, u promovuan veprat: “The Terror Of Serbian Occupier Over Albanians 1844 -1999”, të autorit N. Pllana, ”NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË(Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999”, të autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, dhe filmi dokumentar “Kush i vret fëmijët?!”, të producentëve, Nusret Pllana e Esat Shala.
E moderoi me sukses, z. Xheladin Shala , i biri i Heroit të kombit Gjeneral Shaban SHALA.
Këtë  ngjarje kulturore, edukative e shkencore, e përcolli edhe Ekipa e Rtk-së, me kameraman, z. Frrok Kolaj dhe Ing. Besim Neziri me aparatin e tij ‘magjik’.
Përveç shumë bashkëatdhetarëve tanë nga Zvicrra, Gjermania, Franca, Belgjika e Holanda, me pjesëmarrjen e tyre na nderuan edhe Ish Konsulli i Republikës së Kosovës në Zvicërr, Dr.Salih Sefaj, Prof.dr. Fadil Çitaku, Prof. Xhafer Ymeri, Nexhmedin Demiri, Nikollë Tuci, Salih Gjonbalaj, Tahir Çitaku e shumë dashamirë të librit e të filmit dokumentar, të cilët i falënderojmë nga zemra për kontributin e tyre të çmuar!

RESPEKT!

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …