Emërohen drejtorët që do të përbëjnë qeverinë komunale në Komunën e Vitisë

Edhe zyrtarisht, sot janë bërë të ditur emrat që do të përbëjnë qeverisjen lokale në Viti, si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LDK-së e PDK-së. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot takimin e parë me këshillin e ri të drejtorëve. Me këtë rast kryetari Haliti, ka kërkuar nga drejtorët e sapo emëruar që të punojnë me përkushtim të plotë në interes të qytetarëve vitias, pasi që për këtë edhe ata janë zotuar në marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ai po ashtu tha se programi qeverisës është premtues dhe se përbërja e re e drejtorëve karakterizohet me 50 % të gjeneratës së re, ku është respektuar edhe përfshirja e gjinisë femërorë. Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi, ka uruar drejtorët dhe u ka premtuar bashkëpunim të ngushtë me institucionin që ai drejton, e njëkohësisht ka kërkuar nga drejtorët që të kenë bashkëpunim të ndërsjellët që do të rezultojë në qeverisje të mirëqenë për qytetarët e komunës së Vitisë, në përgjithësi. Përndryshe, komuna e Vitisë, do ti ketë  10 drejtori komunale dhe në mesin e tyre, janë ish-kryesues të kuvendit, ish zv.ministre e Qeverisë dhe kuadro profesionale.

Drejtoria e Arsimit, Fatbardha Emini – Master e Juridikut

Drejtoria e Administratës, Skënderbe Hebibi- Inxhinier  i Ndërtimtarisë

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural,Naim Pira-  Inxhinier i Gjeologjisë

Drejtoria për Shërbime, Publike dhe Emergjencë; Basri Aliu, Inxhinier i Gjeologjisë

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale; Merrushe Ahmeti- Sociologe

Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim; Besnik Imeri- Master i Ekonomisë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport; Valmir Sahiti- Ekonomist

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë; Majlinda Ostrogllava-  Master i Juridikut

Drejtoria e Inspeksionit; Adnan Ymeri- Master i Juridikut

Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit; Visar Demiri- Master i Shkencave Politik

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka takuar mbikëqyrësit e regjistrimit të popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar mbikëqyrësit e regjistrimit të popullsisë, të …