Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Emisari amerikan, Escobar, ka kundërshtuar propozimin e Albin Kurtit, lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,  ka kundërshtuar  propozimin e Albin Kurtit, që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, palët të pajtohen  paraprakisht për vijat e përgjithshme të tij, para se Prishtina të paraqesë një projekt konkret. Qëndrimi ynë është se  Asociacioni duhet të jetë një model evropian. Qëndrimi amerikan, ka qenë gjithnjë se modeli i Asociacionit duhet të jetë i tillë që të ofrojë shërbime komunale për një pakicë kombëtare. Asociacioni  nuk duhet të ndërhyjë në Kushtetutën e Kosovës, në strukturën e saj ligjore, apo funksionalitetin e saj. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian u ka dhënë 16 lloje të ndryshme modelesh evropiane, që do të funksiononin për Kosovën. Në asnjë nga ato modele nuk mundet, që një vend fqinj të hyjë brenda kufijve të një vendi tjetër dhe të pengojë funksionalitetin e tij. Pra, nuk po kërkojmë një mjet matematikor midis dy qëndrimeve. Kërkojmë një version evropian. Atij nuk i duhet asgjë më shumë se kjo. I Pyetur  çka do të bëjë Amerika nëse Kurti vazhdon të mos dëgjojë, Escobar ka thënë  se kjo nuk është një çështje me Amerikës  dhe Kurtit. Këtu është i gjithë komuniteti transatlantik që po i thotë qeverisë së Kosovës se dëshirojmë të bashkëpunojnë me qeverinë, por ne nuk mund të respektojmë vendime të njëanshme që krijojnë tension në një mënyrë të panevojshme, të shmangshme dhe të parashikueshme. Kjo është e gjitha çfarë po kërkojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …