Gabriel Escobar

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, kërkon nga Kosova dhe Serbia marrëveshje për targat para datës 21 nëntor

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe emisar special për Ballkanin Perëndimor i Gabriel Escobar, shpreson që Kosova dhe Serbia do të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim, për të ulur tensionet në veri të Kosovës, me mbështetjen e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian. Në një intervistë për Tanjug, Escobar i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë fleksibilitet maksimal dhe të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim dhe përpara afatit të 21 nëntorit, pas së cilës Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do të gjobitë serbët që nuk konvertojnë targat ilegale në RKS. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që palët të zbatojnë detyrimet që i kanë arritur në dialog, siç është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Pastaj palët duhet të dyfishojnë obligimet e tyre ndaj dialogut, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjeve tashmë të nënshkruara, që nënkupton fillimin e negociatave për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …