Emrush Xhemajli

Emrush Xhemajli: Çoroditjen e Koalicionit qeverisës duhet ta ndalin qytetarët me zgjedhje të menjëhershme

Të gjithë eksponentët e Koalicionit Qeverisës e kanë nxjerrë në treg sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Dikush do korrigjim kufijsh para njohjes duke u vetë mashtruar se gjoja njohja vjen krahas korrigjimit. Dëgjohen thirrje për këmbim territoresh duke harruar se Kosovës i merr territor deri në Ibër ndërsa kriza në zhvillim i mundëson Serbisë që ta bllokojë ushtarakisht bashkimin e Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës.

Dikush do Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën me pretendime naïve e imagjinare se gjoja rezultat do të ketë njohjen e Kosovës ne kufijtë që i ka. Nxjerrje e vetëvetes në pazar. Krejt harrohet se në Konferenca dihet se si hyhet por kurrë nuk dihet si dilet. Rregullat më nuk i cakton ti. Rezultatet jo se jo.

Një tjetër kërkon që të drejtat e Kosovës të shkelen nëse këtë e kërkon ndonjë ambasadë mike. Disa miliarderë vendor që u pasuruan me shtypje, shfrytëzim, tregti me Serbinë dhe korrupsion, thërrasin për të gjitha lëshimet së bashku, plus të hiqet taksa e mallrave nga Serbia.

Lihet përshtypja sikur Kosova këtë muaj do të hyjë në BE dhe e ka rrokë zor i madh. O njerëz, çka ju ka gjet. Jo ne por Serbia ka zor të hyjë në BE dhe ajo duhet ta njoh Pavarësinë e Kosovës, t’i njoh kufijtë e Kosovës për t’u përmbushur kushtet e kapitullit 35 për negociatat me BE –në.

Neve na ka njohur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Pritni. Serbia e ka radhën të flas. Serbia ka bërë atë që e ka quajtur dialog të brendshëm serb për Kosovën. Presidenti i tyre pati thënë se do të dalë me propozim për Kosovën dhe ende nuk ka guxuar të dalë me qëndrim. Pushtetarët në Kosovë i janë nënshtruar presioneve të jashtme që t’i plotësohen dëshirat Serbisë. Ju nuk mund t’i  mbroni interesat e Kosovës. Andaj lëshoni rrugë. Sovrani popull duhet të thotë fjalën e vet në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …