Ende asnjë parti nuk ka dorëzuar aplikimin për certifikim të kandidatëve tyre për zgjedhjet në Besianë

Ende asnjë parti nuk ka aplikuar në KQZ për certifikim të kandidatëve tyre për zgjedhjet në Besianë

Të hënën është dita e fundit kur partitë politike do të kenë mundësi për aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Besianë. Megjithatë, një ditë para përmbylljes së këtij afati, asnjëra nga to nuk ka dorëzuar aplikimin për certifikim me kandidatët e tyre për zgjedhjet në Besianë. Pasi të përmbyllet afati i aplikimit për t’u certifikuar për këto zgjedhje, Elezi thotë se zyra për regjistrimin të partive politike dhe certifikim i shqyrton të gjitha aplikimet që bëhen dhe paraqet në KQZ rekomandimet për certifikim ose jo të një ndonjë subjekti politik apo kandidati. Ai tregon se kur do të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore. Elezi thotë se nuk mund të flasin ende me shifra se sa qytetarë kanë të drejtë vote në komunën ku do të mbahen zgjedhjet, pasi që KQZ ende nuk ka certifikuar lista e votuesve. Megjithatë, sipas tij, janë 87 mijë qytetarë me të drejtë vote në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me inflacion të lartë, më i madh se mesatarja e BE-së

Ndërsa futemi në gjysmën e dytë të vitit 2025, Kosova po përjeton një rritje të …