Brickos

Enver Hajdari: Ka ndërruar jetë veterani i arsimit dhe i UÇK, prof. Shefqet  I. Hajdari

Me 5 janar 2024 ndërroi jetë djali i axhes, veterani i arsimit prof. Shefqet  I. Hajdari

Profesor Shefqeti njëherit ishte edhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

 Varrimi bëhet nesër me datë 6 janar 2024 në orën 14:00 në varrezat e lagjes Hajdari, në fshatin e lindjes në  Dritan (Dobroshec) Komuna e Drenasit.

Me dhimbje të thellë dhe nderim të veçantë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenas (OVL-UÇK) njofton për humbjen e një personaliteti të shquar dhe të nderuar, mësuesit dhe veteranit të UÇK-së Shefqet Hajdari.

Shefqeti ishte një mësues i jashtëzakonshëm, një veteran i pathyeshëm i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një pjesë e pashoq e lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi.

Përgjigja e tij e hershme ndaj thirrjes së atdheut dhe kontributi i tij i vazhdueshëm për çështjen kombëtare do të mbeten në historinë tonë si shembull i vlerave të krenarisë dhe guximit.

Në këtë moment të rëndë, OVL-UÇK Drenas, shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Hajdari dhe të gjithë miqve dhe të afërmve të tij.

Gjithë solidariteti ynë është me ta në këtë kohë të vështirë.

Shefqet Hajdari do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe për përkushtimin ndaj lirisë së Kosovës.

Me respekt dhe nderim të thellë,

Organizata e Veteraneve të UÇK-së Dega në Drenas.

Kontrolloni gjithashtu

Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën …