Enver Hasani: Bllokada e Kuvendit, njollë e zezë kushtetuese; Kurti po i ikën marrëveshjes së Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuuar ashpër situatën e bllokadës institucionale në Kuvendin e Kosovës dhe mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive nga kryesuesi Avni Dehari, duke e cilësuar këtë periudhë si një “njollë të zezë” në historinë politike dhe kushtetuese të vendit. Hasani vuri në dukje defektet ligjore dhe veprimet e fundit politike: Përgjegjësia Penale, ai theksoi se gabimi më i madh i politikës kosovare ka qenë mospërcaktimi i moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si vepër të veçantë penale. Kufizimet e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit, Hasani sqaroi se Albulena Haxhiu nuk mund të jetë ushtruese e detyrës së Presidentit. Ai shtoi se edhe nëse dikush mban këtë pozitë, nuk ka të drejtë kushtetuese të ftojë partitë për konsultime politike, përveç rastit kur bëhet fjalë ekskluzivisht për caktimin e datës së zgjedhjeve. Procedurat Kushtetuese: Profesori vlerësoi se nuk ka nevojë që dërgohet një rast i ri në Gjykatën Kushtetuese sa i përket moskonstituimit të Kuvendit. Duke komentuar ndërprerjen e seancës konstituive nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kushtëzimin e saj me arritjen e një marrëveshjeje për Presidentin, Hasani deklaroi se ky veprim përbën një manovër politike. Sipas tij, përmes kësaj bllokade Kurti po përpiqet t’i ikë zbatimit të Aneksit të Ohrit, të cilin e quajti si detyrimin më të rëndë ndërkombëtar të Kosovës që nga viti 1945.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Kritikat Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të gabuara

Profesori universitar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Eduart Xhozef ka vlerësuar se kritikat e …