Arian Tahiri i ka bërë thirrje publike Halil Gecit që të largojë menjëhitë një postim të bërë ndaj tij, duke e akuzuar atë për etiketime me formulime fyese dhe atribuim të qëndrimeve të pasakta. Tahiri ka sqaruar se deklarata e tij e mëparshme lidhur me Albin Kurtin dhe nocionin e “Republikës së re” është bërë strikt në kontekst të mbrojtjes së rendit kushtetues dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Përmes këtij reagimi, ai ka kërkuar fshirjen e menjëhershme të publikimit dhe një kërkimfalje publike nga Geci, duke paralajmëruar se në të kundërtën do t’i drejtohet organit gjyqësor për mbrojtjen e reputacionit dhe të drejtave të tij ligjore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
